E dhimbshme: Ky është 16 vjeçari i cili vdiq në Skenderaj

Lajme

E dhimbshme: Ky është 16 vjeçari i cili vdiq në Skenderaj

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 23:23
Brahim Bajraj

Sot në fshatin Kllodernicë të Skenderajt ka humbur jetën në mënyrë tragjike 16 vjeçari Brahim Bajraj, derisa ishte duke mbushur rimorkion e traktorit me dhe.

“Rreth orës 16:00 si pasojë e shembjes së dheut një 16 vjeçar ka humbur jeten. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kllodernicë të Skenderajt, derisa në kohën e incidentit viktima ishte se bashku me famijarët e tij duke mbushur rimorkion e traktorit me dhe”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti,

Ai ka bërë të ditur se përveç viktimës, lëndime kanë pësuar edhe dy persona të tjerë, të cilët janë duke u trajtuar në spitalin e Pejës,

Mënjeherë pas rastit policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku po i heton rrethanat e vdekjes së 16 vjeçarit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat