Nacionalistët rusë prapa atentatit ndaj Gjukanoviq

Lajme

Nacionalistët rusë prapa atentatit ndaj Gjukanoviq

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 22:59
Milo Gjukanoviq

Kryeprokurori special i Malit të Zi ka thënë se "nacionalistët nga Rusia" ishin pas përpjekjes për të vrarë kryeministrin dhe për të kryer grusht shtet.

Milivoje Katniq, tha se komploti për vrasjen e kryeministrit pro-perëndimor Milo Gjukanoviq, ishte menduar të kryhej në mënyrë profesionale me një snajper në distancë, njofton BBC.

Komplotistët janë akuzuar se kanë planifikuar rrëzimin e qeverisë, për të sjellë në pushtet një qeveri pro-ruse.

Nuk ka asnjë dëshmi është përfshirë shteti rus.

Rreth 20 persona u arrestuan  ditën e zgjedhjeve të Malit të Zi më 16 tetor, dhe u identifikuan fillimisht si paraushtarakë serbë.

Komploti thuhet se përfshinte vrasjen  e Gjukanoviqit. 

"Ne nuk kemi ndonjë dëshmi se shteti i Rusisë është i përfshirë... por ne kemi prova se dy nacionalistë nga Rusia ishin organizatorët," tha Katniq. 

Ai tha se homologu i tij në Serbi i ka këta njerëz "nën mbikëqyrjen e tij".

"Ata persona nuk janë më në territorin e Serbisë. Unë nuk e di se ku janë tani, në Rusi apo diku tjetër", tha ai.

Pas arrestimit masiv në tetor, Gjukanoviq  tha se rreth 125 mijë euro ishin gjetur si pjesë e komplotit të dyshuar, së bashku me uniforma.

Që nga ndarja me Serbinë në vitin 2006, Mali i Zi ka krijuar lidhje të ngushta me BE-në dhe NATO-n, dy prej të cilave ai synon t’u bashkohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat