Në Ulqin sot janë katërmijë banorë më pak se në vitin 1991

Lajme

Në Ulqin sot janë katërmijë banorë më pak se në vitin 1991

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 21:29
Ulqini

Ulqini është i vetmi qytet bregdetar në Malin e Zi, që ka më pak banorë se para 25 vitesh, tregojnë rezultatet e Monstatit.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 1991 në këtë komunë kanë jetuar 24.217 banorë, ndërsa dy dekada e gjysmë më vonë vetëm 20.081.

Kjo do të thotë se numri i banorëve në këtë periudhë ka rënë për 4.136 persona, gjegjësisht për një të gjashtën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat