Sherr në një kamp refugjatësh, serbi qëllon shqiptarin me këmbën e karriges

Lajme

Sherr në një kamp refugjatësh, serbi qëllon shqiptarin me këmbën e karriges

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 16:27
Foto

Një 19-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është plagosur rëndë me hëkur në kokë nga një serb. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në një kamp refugjatësh në Gjermani, në qendrën e azilkërkuesve në Halberstadt.

Mediet gjermane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive banale. Policia menjëherë e ka shoqëruar shtetasin serb në polici.

Dëshmitarët thonë se 19-vjeçari shqiptar është goditur me një këmbë metalike tavoline në kokë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë, shtetasi serb do të përballet me drejtësinë gjermane nën akuzën "tentativë vrasje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat