Akademi përkujtimore kushtuar heronjve Toni dhe Mici

Lajme

Akademi përkujtimore kushtuar heronjve Toni dhe Mici

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 15:39
Pamje nga ceremonia

Me homazhe dhe vendosje të buqetave me lule, në vendin e rënies mbi fshatin Opterushë dhe tek varrezat e dëshmorëve në qytetin e Rahovecit dhe përmendoreve të heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, kanë filluar sot aktivitetet për shënimin e 18 vjetorit të rënies së tyre.

Pas homazheve dhe vendosjes së buqetave me lule në sallën e qendrës kulturore “Mensur Zyberaj” në Rahovec, u mbajt akademia përkujtimore kushtuar rënies së heronjve Toni dhe Mici, ku ishin të pranishëm institucionet komunale në krye me kryetarin Idriz Vehapi, familjarët dhe bashkëluftëtarët, ku u përkujtuan edhe tre dëshmorë nga Vushtrria, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi dhe Nezir Ymeri, po ashtu të rënë bashkë me Tonin e Micin.

Kryetari Vehapi, në fjalën e tij, tha se jemi bashkuar këtu sot që të përkujtojmë dy trima, Xhelal Hajda- Tonin dhe Selajdin Mullabazi- Micin dhe dëshmorët nga Komuna e Vushtrrisë.

“Po i përkujtojmë këta dy trima edhe që ishin me karakter të fortë dhe inteligjencë të lartë, dhe këmbëngulës në idealin e tyre dhe kërkesën për të shijuar të drejtën elementare, e që është liria. Të gjitha këto cilësi që i përmenda, Toni dhe Mici i zbatonin në shumë beteja kundër okupatorit serb deri në ditën e rënies heroike. Ata janë krenaria jonë dhe drejtimi jonë se si duhet jetohet dhe mbrohet vendi. Siç kanë qenë bashkë deri në vdekje, ata janë bashkë edhe sot në të njëjtin oborr, ku dy shkolla të mesme në qytet mbajnë emrin e tyre”, tha Vehapi.

Në akademi kanë folur edhe Vajdin Berisha, kryetar i degës së OVL-së në Rahovec, si dhe Remzije Shehu- Cana, drejtoreshë e shkollës së mesme “Xhelal Hajda- Toni”./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat