Mediat angleze: Jemi në rrezik nga fëmijët shqiptarë. Ja mashtrimi

Lajme

Mediat angleze: Jemi në rrezik nga fëmijët shqiptarë. Ja mashtrimi

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Prestigjiozja angleze “Daily Mail” në një shkrim të saj ka dhënë alarmin se shkollat dhe nxënësit e tyre po rrezikohen nga fëmijët shqiptarë që janë emigrant të paligjshëm në këtë vend.

Sipas shkrimit, emigrantët shqiptarë të cilët në mënyrë të paligjshme janë paraqitur si të mitur duke mashtruar për përfitimin e dokumentave. Ata po rregjistrohen në shkolla duke vënë në rrezik fëmijet e tjerë, thuhet në raportin zyrtar.

Dokumentet e zbuluara nga “The Mail” të dielën tregojnë se mësuesit kanë qenë të detyruar për të marrë “masa disiplinore” ndaj azilkërkuesve pasi kanë frikë se nuk janë të mitur por janë të rritur. Një raport thuhet se disa shkolla kanë refuzuar këta fëmijë pasi dyshojnë se janë më të mëdhenj.

Një tjetër studim zbuloi se të rinj shqiptarë janë larguar nga familjet kujdestare që ishin vendosur për shkak të “sjelljes së tyre ndaj kujdestarëve femra”.

Por gazeta shton se kjo është maja e ajsbergut. Pothuajse 500 shqiptarë mbërriten në Britani vitin e kaluar duke pretenduar se janë fëmijë të vetmuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat