Emigrantët shqiptarë që hyjnë në Angli duke u shtirur si fëmijë

Lajme

Emigrantët shqiptarë që hyjnë në Angli duke u shtirur si fëmijë

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 13:18
Foto

Emigrantët shqiptarë që shtiren si fëmijë e kërkojnë azil, vënë në rrezik fëmijët e shkollave dhe familjet tek të cilat po strehohen.

Dokumentet e gjetura ditën e diel tregojnë se mësuesit kanë qenë të detyruar të merrnin masa disiplinore ndaj fëmijëve azilkërkues, sepse kishin frikë se mund të ishin në moshë madhore.
Shkollat i kanë refuzuar fëmijët sepse kishin frikë se mund të ishin më të mëdhenj seç pretendonin të ishin.

Një tjetër studim zbuloi se të rinjtë shqiptarë janë hequr nga familjet në kujdestari për shkak të “sjelljes së pahijshme ndaj kujdestareve femra”, gjë për të cilën punonjësit socialë fajësojnë “kontrollimin gjinor të meshkujve shqiptarë”.

Zhvillimet tronditëse kanë ardhur si rezultat i polemikave mbi moshën e disa prej 300 emigrantëve që shkuan në Britani pas shkatërrimit të kampit në xhunglën e Calais muajin e kaluar, duke i detyruar azilantët t’i nënshtroheshin grafive dentare për të shfaqur moshën e tyre të vërtetë.

Pothuajse 500 shqiptarë mbërritën në Britani vitin e kaluar duke pretenduar se ishin fëmijë jetimë dhe se kishin të drejtën e shkollës, një familjeje kujdestare dhe mbështetjes derisa të mbushnin 25 vjeç, por pothuajse gjysmës, këto kërkesa i ishin refuzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat