Lapidari që nuk u ndërtua as pas 14 vjetësh

Lajme

Lapidari që nuk u ndërtua as pas 14 vjetësh

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 21:05
Ilustrim

Ndërtimi i lapidarit që simbolizon betejën e Jezercit nisi 14 vjet më parë.

Por ende nuk ka përfunduar puna për ngritjen e tij. Madje edhe ato pak punë që u bënë kanë filluar të shkatërrohen.

Vetë banorët e Jezercit kishin marrë iniciativën për ta ngritur këtë lapidar. E paratë i kishin dhënë kryesisht bashkatdhetarët që jetojnë në perëndim, të cilat nuk mjaftuan që projekti të përfundoj.

Më pas qeverisja e kaluar komunale kishte ndarë një fond për ta veshur atë në mermer por kjo nuk ndodhi.

Për banorët e këtij fshati mos investimi nga autoritetet komunale për përfundimin e këtij projekti është ofendim për 9 dëshmorët që do të skaliteshin në të.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat