“Vuçiqit iu dërgua mesazhi se jetën e ka në rrezik, Gjingjiqi u vra për dështim të njëjtë”

Lajme

“Vuçiqit iu dërgua mesazhi se jetën e ka në rrezik, Gjingjiqi u vra për dështim të njëjtë”

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 11:49
Aleksander Vuçiq, Zoran Gjingjiç

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se vrasja e Zoran Gjingjiçit kishte ndodhur pikërisht se ishin injoruar kërcënimet derisa ka thënë se nuk duhet të veprohet njësoj me kërcënimet ndaj Aleksander Vuçiqit.

“Vuçiqit i është dërguar mesazh se jetën e ka në rrezik. Në fund të fundit, për shkak të dështimit të shërbimeve të sigurisë u vra Zoran Gjjngjiq. Çështja është shumë serioze dhe e rëndë, duhet të përcaktohet përgjegjësia”, ka shtuar më tej Daçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat