Pesë shqiptarë janë arrestuar së fundmi nga policia spanjolle, pjesë e një bande që grabiste pronarët e pasur të shtëpive dhe turistët në Spanjë.
Medit lokale kanë publikuar edhe inicialet e shqiptarëve të arrestuar dhe pamje nga aksioni policor. Shqiptarët e vënë në pranga janë: R.R. 26-vjeç; A.S. 22-vjeç; M.L., 23-vjeç; D.C., 25-vjeç dhe M.M., 25-vjeç. Në pranga është vënë edhe një rumun: 33-vjeçari D.A.G..
Hetimi nisi në korrik të këtij viti. Një prej ‘viktimave’ të vjedhjes së bandës ishte edhe një princeshë nga Jordania, që raportohet se i kanë vjedhur rreth 45.000 funte.
Mediat spanjolle raportojnë se banda ka kryer rreth 100 krime në harkun e katër muajve në provincat e e Madridit, Salamanca, Burgos, Cantabria, Leon, Valladolid dhe Vitoria.