Momenti kur sekuestrohen makinat superluksoze të zv/presidentit

Lajme

Momenti kur sekuestrohen makinat superluksoze të zv/presidentit

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 14:32
Makina

Prokurorët në Zvicër kanë sekuestruar disa supermakina luksoze, që i përkasin zëvendëspresidentit të Guinesë Ekuatoriale.

Teodorin Obiang Nguema, djali i presidentit të vendit, akuzohet për pastrim parash.

Por ai thotë se e ka bërë pasurinë në mënyrë të ligjshme.

Autoritetet zvicerane kanë sekuestruar 11 makina në total.

Mes tyre ka Porsche, Ferrari, Bugatti dhe Koenigsegg.

Prokurorët zviceranë thonë se ai ka përdorur pasurinë e fituar nga nafta për të blerë mallra luksi, mes tyre edhe një avion privat.

Guinea Ekuatoriale është një vend i vogël në Afrikë.

Presidenti Teodoro Obiang Nguema e qeveris këtë vend që prej vitit 1979, duke qenë kështu lideri më jetëgjatë në detyrë në Afrikë.

Në qershor të këtij viti ai vendosi ta deklarojë të birin si zëvendëspresident.

Në vitin 1995, vendi zbuloi se kishte rezerva të mëdha nafte.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat