Historia e dhimbshme e xhamisë An'Nur në Zvicër, aty ku u radikalizuan së paku katër shqiptarë mes tyre edhe Valdet Gashi

Lajme

Historia e dhimbshme e xhamisë An'Nur në Zvicër, aty ku u radikalizuan së paku katër shqiptarë mes tyre edhe Valdet Gashi

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 4 nëntor 2016 Në ora: 09:52
Valdet Gashi

Pas bastisjes së xhamisë An’Nur në Zvicër, janë publikuar lista e shumë personave që dyshohen se janë radikalizuar në këtë xhami, ku më pas kanë fluturuar drejt Sirisë e Irakut. Interesantja është se katër prej të radikalizuarve janë shqiptarë. Në vijim keni itinerarin e plotë.

Dhjetor 2014: Fluturuan drejt Sirisë minorenët Visar dhe Edita (atëkohë 16 dhe 15 vjeç respektivisht). Të dy ishin frekuentues të rregullt të xhamisë An’Nur. Edita gjithashtu është martuar me një xhihadist. Të dy të rinjtë momentalisht janë kthyer në Zvicër.

Janar 2015: Shampioni i Thai-boksit Valdet Gashi, u vra në moshën 29 vjeçare në Siri. Ai ka qenë gjithashtu pjesëtar i rregullt në xhaminë An’Nur.

Shkurt 2015: Jo vetëm shqiptarët janë radikalizuar në këtë xhami. Italo-zvicerani, Christian (atëherë 18 vjeç) ka qenë pjesëtar problematik në xhaminë në fjalë. Ai është vrarë përmes bombardimeve ajrore të perëndimit.

Nëntor 2015: Një pjesëtar tjetër i njohur i xhamisë së Winterthurit është një gjerman (36) me origjinë nga Kosova. Sipas familjes ai është vrarë në Siri, por kjo nuk është konfirmuar.

Tetor 2016: Një gazetar investigativ shkoi në xhaminë e An’Nur dhe dëgjoi predikimin e shejhut Wail, i cili mes tjerash tha: “Ligji zviceran është për mua i parëndësishëm. I vetmi ligj mbi ligjet e të gjitha vendeve është sheriati.” Ai akuzohet se financohet nga ISIS.

Të enjten në mëngjes në xhaminë në fjalë u arrestua shejh Abdurrahmani, i cili kishte ligjëruar për vrasjen e gjithë muslimanëve që refuzojnë namazin me xhemat./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat