Ja si zhvillohej prostitucioni i pleqëve para Qeverisë së Kosovës

Lajme

Ja si zhvillohej prostitucioni i pleqëve para Qeverisë së Kosovës

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 21:02
Foto nga vendi ngjarjes

E kalojnë gjithë ditën në të nxehtë e në të ftohtë. Këto gra shoqërohen me persona të ndryshëm kryesisht meshkuj, muhabeti i të cilëve nuk është i zakonshëm. Gratë të cilat qëndrojnë përballë Qeverisë së Kosovës gjatë gjithë ditës mundohen që t’i bindin qytetarët se ato janë të afta dhe të gatshme që t’i kënaqin ata me shërbime seksuale.

Sela quhet njëra nga gratë e këtij grupi. Ajo nga pamja duket mjaftë e moshuar (afër të 60-tave), por kjo gjë nuk u pengon partnerëve të saj që ta lejojnë atë që t’i ofroj shërbime seksuale.

Siç mësohet, çmimi për një shërbim seksual nga këto gra varion nga 3 e deri në 10 euro varësisht nga datat e muajit. Kjo ngase ato e rrisin çmimin gjatë datave 22-25 të çdo muaji, datë kjo në të cilat gratë kënaqen nën shoqërinë e personave të moshuar të cilët marrin pensionet nga të cilat mund të paguajnë për shërbimet nga to.

E në këtë grup janë 5 gra të cilat udhëhiqen nga ‘bossi’, një plak ky rreth të 70-tave me plis në kokë i cili i menaxhon ato se me kë të shkojnë e kë jo.

Vendi të cilin e frekuentojnë këto gra është një vend prapa muzeut të Prishtinës. Vend ky i vjetërsuar në të cilin kryhen shërbime jo më të gjata se njëzet minuta. Si dhe një objekt tjetër të cilin ato e frekuentojnë e që gjendët në rrugën ‘Fazli Graiqevci’, të Prishtinës.

Kështu kalohet dita nga këto gra. Ato madje kanë dhe numrat e tyre të telefonave të cilët ua japin klientëve, të cilët nëse u pëlqejnë shërbimet mund t’i thërrasin prapë.

Ndërkaq policia e Kosovës shprehet se çdo ditë është duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast.

Zyra për Informim nga PK në përgjigjet dërguar media ka thënë tashmë janë duke e trajtuar rastin për ‘marrje me prostitucion’, dhe se rasti tashmë është në Gjykatë.

“Lidhur me rastin të cilit ju i jeni referuar PK-ja ka informacionet relevante dhe ka ndërmarr; veprimet e nevojshme për hetim, duke identifikuar te dyshuarit dhe ndaj tyre janë ngritur procedurat për ” marrje me prostitucion” në gjykatën kompetente, për procedura të mëtutjeshme”, ka thënë për orainfo policia e Kosovës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat