Frika e luftës: Në Ballkan zbarkon “Vëllazëria Sllave”

Lajme

Frika e luftës: Në Ballkan zbarkon “Vëllazëria Sllave”

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 19:58
Airoplani

Prej kohësh, tabloidët britanikë po i bëjnë jehonë ‘frikës së një lufte tjetër botërore’.

Këtë herë, “The Sun” shkruan se në Ballkan ka mbërritur “Vëllazëria Sllave”.

Bëhet fjalë për trupa paraushtarake ruse dhe bjelloruse, që kanë mbërritur në Serbi për një stërvitje tetëditore.

“Kjo është stërvitja e dytë ushtarake ruse në dy muajt e fundit në territorin serb,” shkruan gazeta, duke theksuar se në Europë po shtohet frika e luftës.

Nga ana tjetër, armiku i Moskës, NATO, po organizon një stërvitje ushtarake disa kilometra më tutje, pikërisht në Mal të Zi.

Vendi i vogël ballkanik është angazhuar se do të anëtarësohet në NATO, duke sjellë reagimin e ashpër të Moskës.

Gjithçka vjen pikërisht në kohën kur spekulohet se Rusia kishte përgatitur një grusht shteti për rrëzimin e Milo Gjukanoviç në Mal të Zi.

Madje disa media thonë se ishte përgatitur vrasja e tij.

Zyrtarët rusë kanë përgënjeshtruar mundësinë e përfshirjes së tyre në një komplot të tillë.

“Shtetas rus nuk do të thotë automatikisht zyrtarë rusë,” tha Alexander Baunov i institutit ‘Carnegie’ në Moskë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat