Kërcënohet me likuidim veprimtari i çështjes kombëtare Arbër Gashi

Lajme

Kërcënohet me likuidim veprimtari i çështjes kombëtare Arbër Gashi

Nga: M.L Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 18:43
Arbër Gashi

Sekretari i përgjithshëm Ballit Kombëtar Demokrat dhe veprimtari i njohur shqiptar Arbër Gashi, që nga dita e djeshme thotë se ka marr kërcënime të vazhdueshme me likuidim, të cilat edhe i ka denoncuar në institucionet e sigurisë në Zvicër, ku edhe jeton.

Këtë njoftim e ka dhënë vet Gashi nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

“I falënderoj zyrtarisht institucionet e sigurisë së shtetit zviceran, për masat që kanë filluar të ndërmarrin kundër të gjithë atyre, që brenda dhe jashtë shtetit, publikisht e privatisht, kërcënojnë me likuidim, përdorin sharjet dhe ofendimet në komunikim, kërkojnë të mbysin fjalën e lirë, të frikësojnë dëshmitarët e ngjarjeve dhe të drejtën tonë për të ushtruar profesionin e mbrojtur me ligj. Liria e shprehjes, liria e publikimit të informacionit, demokracia funkcionale, ndarja e pushteteve dhe pavarësia e shtetit nuk kanë çmim”, ka shkruar Gashi./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat