Zvicra premton përkrahje për arsimin në Kosovë

Lajme

Zvicra premton përkrahje për arsimin në Kosovë

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 14:32
Arsim Bajrami në Zvicër

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, po qëndron në Zurich, me ftesë të Qeverisë Zvicerane, ku po merr pjesë në disa takime për rolin dhe ndikimin e Teknologjisë Inovative në fushën e arsimit dhe ngritjen e cilësisë, njofton kumtesa ministrore.

Bajrami, foli për reformat e arsimit në Kosovë, me theks të veçantë rreth orientimit të të rinjve drejt Arsimit dhe Aftësimit Profesional, i cili realisht ofron mundësi me më të mira për punësim të të rinjve e që janë pjesa më vitale e shoqërisë sonë.

Me këtë rast, Bajrami mori mbështetje të plotë nga Qeveria e Zvicerane për të aplikuar modelin Dual të Zvicrës në Kosovë, model ky që nënkupton lidhjen ë shkollës me kompanitë e ndryshme të biznesit.

Në vazhdim, Bajrami tha se një përvojë e tillë vlerësohet shumë e nevojshme edhe për kërkesat e tregut të punës , ku kompanitë përkatëse kanë mundësi edhe të njihen nga afër me shkathtësitë e nxënësve që një ditë edhe ti angazhojnë në procesin e prodhimit përkatësisht ti punësojnë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat