Apeli shfajëson prokuroren Bakija

Lajme

Apeli shfajëson prokuroren Bakija

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 13:42
Shpresa Bakija

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar ankesën e prokurorisë, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, dhe ka vendosur që i njëjti të vërtetohet.

“Sipas këtij aktgjykimi e akuzuara Sh.B në munges137 të provave, është  liruar nga akuza, për shkak të veprave penale: zbulimi i fshehtësisë zyrtare,shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit dhe cenimi i fshehtësisë se korrespondencës dhe bazave i të të dhënave kompjuterike”, thuhet në një komunikatë nga Gjykata e Apelit.

Gjykata e Apelit e Kosovës konstaton se pretendimet ankimore te prokurorisë,  lidhur me shkeljet esenciale të dispozitave te procedurës penale, si ato qe ceken në ankese edhe ato të cilat gjykata e shkalles se dyte i konstaton sipas detyrës zyrtare, nuk janë te bazuara. 

“Kjo ngase aktgjykimi i ankimuar i gjykatës së shkallës së parë është i qartë dhe konkret, nuk përmban kundërthënie, ndërsa janë dhënë arsye të duhura faktike dhe juridike mbi të gjitha faktet relevante”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat