11-vjeçari shqiptar në Itali ndërron jetë nga një sëmundje e rëndë

Lajme

11-vjeçari shqiptar në Itali ndërron jetë nga një sëmundje e rëndë

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 11:32
Spitali "Magati Scandiano"

Një 11 vjeçar shqiptar i cili jetonte në Itali është ndarë nga jeta të hënën e kaluar pasi vuante nga një sëmundje e rëndë që nga lindja.

Bëhet fjalë për Denis Hoxhën i cili ndërroi jetë në spitalin "Magati Scandiano" në rajonin e Reggio Emilia.

Siç raportojnë media italiane, 11 vjeçari shqiptar jetonte prej vitesh së bashku me prindërit në provincën e Scandiano. Vogëlushi shqiptar do të dërgohet sot për në banesën e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat