Prishtina nikoqire e Kongresit të tretë për Reumatologjinë

Lajme

Prishtina nikoqire e Kongresit të tretë për Reumatologjinë

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 10:31
Imet Rrahmani

(E plotësuar) - Është hapur Kongresi i tretë i Reumatologjisë i cili ka mbledh mjekë të fushave të ndryshme nga vendi dhe rajoni, të cilët do t’i shkëmbejnë përvojat e tyre në fushën e shëndetësisë e që këtë herë po mbahet në Prishtinë.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka thënë në hapje të këtij kongresi se nuk do të ishte real nëse do të thoshte se sistemi shëndetësor ka krijuar kushte adekuate të punës për secilin profesionist.

Mirëpo, ai ka shtuar se Ministria që ai e drejton po punon që secilit qytetar të vendit t’ia dëshmoj që shëndetësia në Kosovë ka nevojë për besimin e tyre.

Rrahmani: Mundësi e mirë e këmbimit të eksperiencave profesionale

“Punimet e këtij Kongresi që paraqet një mundësi të mirë të këmbimit të eksperiencave profesionale midis profesionistëve kosovarë të reumatologjisë dhe kolegëve nga vendet e tjera pjesëmarrëse. Në kohën kur Ministria e Shëndetësisë po shtyn para zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse të sistemit, profesionistët e përgatitur janë pa dyshim hallka kryesore e kësaj reforme që synim kryesor ka përmirësimin dhe lidhjen e performancës me përgjegjësi , në të cilin proces aktivitetet e edukimit të vazhduar do të jenë rruga e duhur për ndërtimin e vlerave në shkencën e mjekësisë dhe ngritjen e mëtejme profesionale”, tha Rrahmani.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të punohet me modelin klasik të statistikave, pasi sipas tij, ky model ka bërë që në Prishtinë para dy viteve të zbulohet problemi me dhëmbët tek fëmijët derisa tani problemi me këtë kategori të qytetarëve është tek obeziteti.

Ahmeti: Këto kongrese na mbajnë në hap me arritjet e reja shëndetësor

“Unë si magjistër i politikave publike gjithmonë them që është koha që në Kosovë të punojmë me modelin klasik të politikave publike, në identifikimin e problemeve përmes statistikave dhe vlerësimin me politika publike dhe pastaj vlerësimin që ta shohim se  sa kemi ndikuar me ato politika duhet t’i ndryshojmë, a e kemi pasur gabim apo duhet të insistojmë në politika të caktuara. Këtë për shembull e bëjmë me vizitat sistematike të fëmijëve, para dy viteve e kemi identifikuar shëndetin oral si problem kryesor, kemi intervenuar me shumë investime në stomatologji dhe pas dy viteve sot mund të themi që të gjitha statistikat tregojnë që shëndeti oral i fëmijëve është shumë më i mirë. Sivjet e kemi identifikuar problemin e obezitetit tek fëmijët i cili për shkak të telefonave, Ipad-ëve të fëmijëve, mungesës së aktivitetit fizik, po tregon që ka rritje gati 3 për qind tek fà «mijët obeziteti e që na tregon edhe për shëndetin e të rriturve që pastaj kjo ka ndërlidhje me shumë e shumë sëmundje të tjera posaçërisht edhe me reumatologjinë edhe zemrën dhe të gjitha problemet tjera. Prandaj këto kongrese posaçërisht me pjesëmarrje ndërkombëtare shtyjnë mjekët tonë që të jenë në hap me arritjet e reja, me rezultatet e reja, të shkëmbejnë përvoja, të mësojnë prej tjerëve por edhe t'u japim shembuj të tjerëve se si kemi arritur ne dhe tu japim shembujt tonë”, tha Ahmeti.

Edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema e ka mbështetur këtë seminar i cili organizohet në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku tha se nga ftesa e ka kuptuar rëndësinë shumë të madhe të tij.

Dema: Seminari përmban një temë tejet të rëndësishme

“Kam disa arsye se përse e konsideroj të rëndësishëm këtë eveniment shkencor të institucionit që unë e drejtoj. Së pari tema e këtij simpoziumi është tejet e rëndësishme duke e pas parasysh se sëmundjet reumatike janë sëmundje shpeshta, afatgjate me pasoja klinike të rënda dhe si të tilla, janë një barrë e rëndë për pacientin, familjen dhe shoqërinë në përgjithësi, së dyti reumatologjia si pjesë integrale me mjekësisë internet viteve të fundit ka pas zhvillim të hovshëm nga arritjet e reja shkencore të vet reumatologjisë, farmakologjisë, pulmologjisë si dhe biologjisë. Metodat e reja shkencore të diagnostikimit dhe aparatet e reja kanë ndihmuar ecurinë e këtyre sëmundjeve dhe e kanë përmirësuar jetëgjatësinë dhe vitalitetin e jetës së individit. Së treti ky kongres përkon me vizionin tim si rektor. Personalisht bashkë me stafin tim do të përpiqemi që UP të rris bashkëpunimin e vet kombëtar e ndërkombëtar duke u bërë pjesë e rrjeteve rajonale dhe perëndimore”, tha rektori Demaj.

Kurse, Sylejman Rexhepi nga Këshilli Organizativ dhe Shkencor i Kongresit, tha se ky kongres e vazhdon suksesin e viteve të kaluara duke grumbulluar ekspertë të njohur vendor nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia etj.

Rexhepi: Rëndësinë e kongresit e tregon numri i pjesëmarrësve

“Shpresojmë që temat interesante në këtë kongres dhe diskutimet që do të paraqiten do të lënë rezultate të mira, rezultate dhe të arritura të fundit në reumatologjinë jo vetëm në vend, rajonale, evropiane por edhe botërore, kjo mbështetje e të gjithë ju me këtë numër kaq të madh ët pjesëmarrësish edhe temat interesante, mbështetja mos të harrojmë nga Forcat e Sigurisë së Kosovës që janë gjithmonë prezent, na bënë të ndihemi gjithmonë të lumtur dhe krenar”, tha ai.

Kongresi i tretë Kombëtar i Reumatologëve të Kosovës me pjesëmarrje ndërkombëtare ka filluar sot dhe do të zgjas punimet deri nesër.

Po mbahet Kongresi Kombëtar për Reumatologjinë

Në Prishtinë po mbahet Kongresi i tretë Kombëtar i Reumatologëve të Kosovës me pjesëmarrje edhe ndërkombëtare.

Temat,  të cilat do të trajtohen në këtë Kongres i i cili do zgjasë dy ditë sipas kryetarit të Këshillit Organizativ dhe Shkencor të këtij kongresi, Sylejman Rexhepi, do të ketë rezultate të mira dhe jo vetëm për Reumatologjinë në Kosovë, rajon por edhe më gjerë.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se punimet e këtij Kongresi paraqesin një mundësi të mirë të këmbimit të eksperiencave  profesionale midis profesionistëve kosovarë të Reumatologjisë dhe kolegëve nga vendet e tjera pjesëmarrëse.

Edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, dhe kryetari i Komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti, këtë kongres është më se i duhur me që ka mbledhur profesionistë vendorë e ndërkombëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat