25 persona e nxorën nga shtëpia dhe e rrahën brutalisht

Lajme

25 persona e nxorën nga shtëpia dhe e rrahën brutalisht

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 19:53
Usha

Imazhe shokuese që po qarkullojnë nëpër internet, tregojnë një grua e cila është rrahur brutalisht jashtë shtëpisë së saj.

Ajo është nxjerrë me forcë nga shtëpia e saj në Indi, dhe është lënë në mes të rrugës pa vetëdije pas një sulmi nga 25 vetash, të cilët mendohet se i kanë vrarë edhe bashkëshortin.

Usha ishte në shtëpi me fëmijët e saj në mbrëmjen e 31 tetorit, kur një grup burrash kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe e kanë nxjerrë me forcë jashtë.

Rreth 100 persona qëndruan përballë saj e panë ngjarjen, mirëpo askush nuk e ndaloi për ta ndihmuar.

Usha më pas ka marrë trajtim mjekësor në spitalin e qytetit të saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat