“Lufta në Bosnje nisi me vrasjen e një dasmori serb”

Lajme

“Lufta në Bosnje nisi me vrasjen e një dasmori serb”

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 15:29
Foto arkiv

Politikani boshnjak, Fahrudin Radonçiq, është paraqitur të hënën si dëshmitar para Gjykatës Komunale të Prishtinës, në gjykimin kundër Naser Kelmendit.

Kelmendi akuzohet për krim të organizuar, trafikim me drogë dhe armë, dhe përfshirje të mundshme në vrasjen e Ramiz Delaliq i njohur si Celo, një figurë e nëntokës boshnjake i vrarë më 2007.

E përditshmja beogradase, “Vecernje Novosti” ka raportuar se, duke iu adresuar gjykatës, Radonçiq, i cili drejton partinë Aleanca për një të Ardhme më të Mirë (SBB), ka thënë se ka qarkulluar publikisht “një version” se Delaliq “ka kërkuar nga (partia) SDA për një milion marka, sepse me kërkesën e tyre ai kishte vrarë një mysafir në një dasmë serbe në Sarajevë (marsin e vitit 1992)”.

“Kështu nisi lufta në Bosnje e Hercegovinë”, ka thënë Radonçiq, partia e së cilit është në koalicion me SDA-në.

Megjithatë, Radonçiq, hedhi poshtë mundësinë se Kelmendi ka qenë i përfshirë në vrasjen e Delaliq, duke dëshmuar se ai ishte vrarë nga “mafia shtetërore boshnjake (myslimane) me urdhrat e Alia Izetbegoviqit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat