Ndjekje për burrin e dyshuar që vrau gruan dhe dy vajzat

Lajme

Ndjekje për burrin e dyshuar që vrau gruan dhe dy vajzat

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 14:56
Ilustrim

Policia daneze bën të ditur se është në hetime intensive për bashkëshortin që dyshohet se ka vrarë brutalisht gruan e tij siriane dhe dy vajzat, trupat e të cilave janë gjetur në një frigorifer.

Policia është në ndjekje të 33 vjeçarit Hamid Farid Mohamed që është shpallur në kërkim, transmeton Reuters.

 Gjykata dje ka shpallur të sirianin si të dyshuar për vrasje.

 Sipas Policisë ai ka lënë Danimarkën dhe ka shkuar në Turqi për çka po bashkëpunohet me policinë turke që ai te gjendet.

Trupi i 27 vjeçares siriane dhe dy vajzave nga shtatë deri në nëntë vjet janë gjetur të dielën në mbrëmje në frigorifer në banesën e tyre në qytetin danez  Abenr.

Deri te gjetja e trupave ka ardhur pasi që kushëriri i sirianes ka lajmëruar në polici se ka disa ditë që nuk ka mundur të vejë kontakt me të.

Hetuesit kanë bërë të ditur se fjala është për vrasje por pa dhënë shumë detaje.

Familja refugjate nga Siria ka arritur në Danimarkë në vitin 2015 dhe ka fituar statusin e refugjatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat