“Shteti Islamik janë ‘thjesht mjekra'

Lajme

“Shteti Islamik janë ‘thjesht mjekra'

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 12:31
Mosul

Që kur ka nisur operacioni për çlirimin e Mosulit nga pushtimi i Shtetit Islamik, mbi 17 mijë njerëz janë çliruar nga ushtria qeveritare irakiane dhe forcat kurde. Rakan Jauid Aid është një prej tyre, që ka jetuar mbi dy vjet nën regjimin e ISIS. Ai ka rrëfyer historinë e tij

“Përpara se Daesh (Shteti Islamik) të mbërrinte, babai im dhe unë punonim për policinë e naftës- një forcë sigurie që kujdeset për mbrojtjen e institucioneve të naftës.

Babai im e kërcënoi Daesh, kështu që ata tentuan ta vrasin me një bombë të improvizuar, por dështuan.

Image

Por kur Daesh hyri në Mosul, ata vranë babanë tim pasi ai ishte oficer policie.

Unë u largova dhe ata nuk më ndoqën.

Fshati ku shkova u mbajt i pushtuar për dy vjet e disa muaj.

Nëse do kisha folë me dikë për faktin që kam qenë polic, do më kishin vrarë.

Kjo u ka ndodhur shumë miqve të mi.

Daesh janë vetëm mjekra.

Ata të detyrojnë të marrësh pjesë në të gjitha lutjet në xhami.

Nëse gruaja jote nuk mban hixhab, ata të fshikullojnë- ata kanë kontroll të plotë.

Ata që kanë një rrogë, jetojnë mirë.

Por ata pa rrogë, si puna ime, nuk mund të sigurojnë bukën.

Unë u arratisa kur ushtria irakiane çliroi një zonë vetëm pesë kilometra larg fshatit.

Ushtria qëllonte me mortaja drejt fshatit dhe Daesh kundërpërgjigjej.

Kur erdhi ushtria, na thanë të shkojmë në një tjetër qytet për strehim.

U thashë se kam qenë me policinë e naftës, por nuk më besuan në fillim.

Më pas u tregova për Daesh-in në Kirkuk dhe më lanë t’i ndihmoja.

Njerëzit aty brenda në Mosul më thonë se e kanë vdekjen pranë.

Nëse operacioni zgjat shumë, do jetë një katastrofë.

Nuk ka punë, njerëzit do vdesin.

Disa njerëz më kanë thënë se nëse forcat e sigurisë nuk hedhin ushqim nga ajri për një javë ose dy, do ketë masakra.

Njerëzit e Daesh janë qen.

Shpresoj që qyteti im, Mosuli, të çlirohet nga Daesh dhe shpresoj që kryeministri të na lejojë të kthehemi në vendet e punës.

Tani jetoj në një tendë dhe pa rrogë.

Ku është drejtësia?

Unë jam përgjegjës për familjen dhe nuk kam rrogë.

*Marrë nga BBC

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat