Dalin para gjykatës policët që vodhën deodorantë

Lajme

Dalin para gjykatës policët që vodhën deodorantë

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 11:52
Ilustrim

Zyrtarët policorë Haxhi Morina dhe Skënder Osaj akuzohen nga prokurorja Fikrije Fejzullahu se në bashkëkryerje, gjatë kryerjes së detyrave të tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “kanë marrë gjësende të konfiskuara nga sigurimi i aeroportit”.

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kanë mohuar akuzat për të cilat ngarkohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Zyrtarët policorë Haxhi Morina dhe Skënder Osaj akuzohen nga prokurorja Fikrije Fejzullahu se në bashkëkryerje, gjatë kryerjes së detyrave të tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “kanë marrë gjësende të konfiskuara nga sigurimi i aeroportit”.

Ata akuzohen se kishin përvetësuar deodorantët të cilët ishin të vendosur në kontejnerët e aeroportit dhe i kanë futur në xhepat e uniformave të tyre.

Sipas aktakuzës, ata janë vërejtur nga koleget e tyre meqë vendi i ngjarjes ishte i monitoruar nga kamerat.

Pas leximit te aktakuzës, të akuzuarit deklaruan se nuk e pranojnë veprën penale dhe kualifikimin e bërë nga ana e prokurorisë.

Pasi qe te akuzuarit nuk e pranuan fajësinë për veprën penale për te cilën akuzohen, kryetari i trupit gjykues ndërpreu seancën dhe palët i njoftoi që seanca e dytë e shqyrtimit gjyqësor do të mbahet më 1 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat