Ja pse kurrë nuk duhet ta përdorni telefonin derisa vozitni: Kamioni godet për vdekje nënën me tre fëmijë (+18)

Lajme

Ja pse kurrë nuk duhet ta përdorni telefonin derisa vozitni: Kamioni godet për vdekje nënën me tre fëmijë (+18)

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 21:01
Pamje nga video

Shoferi i një kamioni cisternë që po ngiste me shpejtësi 80 kilometra në orë afër qytetit anglez Newbury, ka ‘fluturuar’ mbi kolonën e gjatë të veturave, duke lënë të vdekur në vend nënën me tre fëmijë.

Ky aksident i tmerrshëm trafiku ka ndodhur javën e kaluar, derisa policia ka publikuar pamjet e filmuara nga kamerat e instaluara brenda kabinës së kamionit, ku shfaqet momenti kur përplaset me veturat e vogla.

Në video shihet se si shoferi 30-vjeç ishte duke përdorur telefonin derisa po ngiste kamionin me 80 kilometra në orë, gjë që ndikoi në mosreagim.

Sipas hetuesve, shoferi i kamionit në ato momente ishte duke i kërkuar në telefon këngët e tij të preferuara duke mos qenë i kujdesshëm.

Ndërkaq besohet se vdekja e pasagjerëve ka ndodhur në momentin kur ata janë futur nën  rrobat e kamionit. Dhe pas seancës dëgjimore, gjykata dënoi shoferin me dhjetë vite burg. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat