Rrustem Musa emërohet zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë

Lajme

Rrustem Musa emërohet zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 14:03
Rrustem Musa

Procesi i riformatizimit të Qeverisë së Kosovës po vazhdon në mënyrë të heshtur, pasi që dita-ditës po ka emërime në postet qeveritare.

Kryeministri Isa Mustafa me propozim të partnerit të koalicionit, PDK-së, ka marrë vendim që në postin e zëvendësministrit të Ministrisë së Shëndetësisë ta emëroj Rrustem Musën, i cili deri më tash ka qenë shef i grupit të asambleistëve të PDK-së në komunën e Mitrovicës.

Lajmin për mediat e ka konfirmuar Rrustem Musa, i cili ka treguar se vendimi është marrë para disa ditësh.

“Po vendimi është marrë para disa ditës, ndërsa unë nga nesër do ta ushtroj detyrën e zëvendësministrit të Ministrisë së Shëndetësisë”, ka treguar Musa, i cili është kirurg në QKUK.

Rrustem Musa në mandatin qeverisës 2009-2013 ka ushtruar detyrën e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ndërsa tash është edhe nënkryetar i Degës së PDK-së në Mitrovicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat