‘Indiana Jane’ bën ‘sërf’ në varrin më të madh në botë

Lajme

‘Indiana Jane’ bën ‘sërf’ në varrin më të madh në botë

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 12:09
Alison Teal

Këto imazhe të frikshme tregojnë një sërfiste teksa ‘noton’ në varrin më të madh në botë.

Alison Teal, 30-vjeçarja nga SHBA, u fut 150 metra nën tokë mes 6 milionë skeleteve të “Katakombeve të Parisit”.

Mendohet se Alison, që njihet si “Indiana Jane”, është i pari person që kompleton një ekspeditë të tillë.

“Jam rritur me babanë që më tregonte histori për katakombet gjatë Hallouinit”.

Ajo thotë se ishte një ekspeditë e rrezikshme pasi shpellat vinin duke u zvogëluar dhe ajri rrallohej shumë.

Mbi të gjitha, kur po kthehej ajo e kuptoi se niveli i ujit po rritej.

Megjithatë ajo ia doli dhe na sjell këto imazhe kaq mbresëlënëse.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat