Apeli për 9 muaj pranoi 103 lëndë për keqpërdorim të detyrës

Lajme

Apeli për 9 muaj pranoi 103 lëndë për keqpërdorim të detyrës

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 10:36
Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit njofton opinionin publik se po i shqyrton me prioritet të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare, ku vetëm nga janari deri në shtator ka pranuar 103 lëndë dhe ka zgjidhur 58 prej tyre.

Apeli, përmes një komunikate për media thotë se në 103 lëndët e pranuara janë përfshirë rreth 200 persona të akuzuar.

“Nga to janë zgjidhur 58  lëndë, ku kanë qenë të përfshirë 104 persona të akuzuar,  ndërsa mbesin  në punë edhe 45 lëndë  me mbi  80  të akuzuar. Vlen te theksohet se shumica e lëndëve që janë akoma të pa kryera, 36 sish,  kanë ardhur në këtë gjykatë, gjatë muajve gusht dhe shtator. Sikurse tregojnë edhe shifrat më lartë, Gjykata e Apelit ka pasur një efikasitet të jashtëzakonshëm ne trajtimin e këtyre lëndëve. Kjo edhe falë punës se mirë dhe traditës që  tashme është instaluar ne Departamentin e Krimeve të Rënda. Shumica e këtyre rasteve janë vendosur në muajin e parë, nga dita e arritjes në gjykatë.  Por ka edhe raste te cilat për shaka të natyrës se tyre më specifike dhe voluminoze , kanë zgjatur, ose po zgjasin më shumë”, thuhet në komunikatë.

Gjykata e Apelit e Kosovës vepron si gjykatë e shkallës së dytë, që do të thotë se i gjykon lëndët e pranuara pas ankesës ndaj vendimeve të gjykatave themelore./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat