Një grua e moshuar është hedhur sot në mëngjes nga kati i tretë i spitalit të Gjakovës, duke marrë lëndime serioze.
Drejtori i spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani, konfirmoi se gruaja, rreth 70 vjeçe, që është hedhur nga ndërtesa e spitalit është një e hospitalizuar, e cila ka gati një vit që është e shtrirë në këtë spital.
Asllani tha e moshuara aktualisht ndodhet në repartin e emergjencës në Gjakovë, ndërsa gjendja shëndetësore e saj është e rëndë.
Ekipet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po bëjnë hetimet.
Për momentin nuk dihen rrethanat e këtij incidenti. /kallxo