Ministri serb: Një pjesë e armëve që u gjetën afër shtëpisë së Vuçiqit, janë nga fushëbetejat e Kroacisë

Lajme

Ministri serb: Një pjesë e armëve që u gjetën afër shtëpisë së Vuçiqit, janë nga fushëbetejat e Kroacisë

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 18:52
Aleksandar Vuçiq

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se hetimi për gjetjen e armëve në Jajincë, në afërsi të shtëpisë së familjes së kryeministrit Aleksandar Vuçiq, ka përfunduar.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve serbe, Stefanoviq ka thënë se ende pritet rezultatit i analizave të ADN-së nga armët e gjetura.

Ai ka thënë se një pjesë e zollave (hedhësit të dorës) vije nga fushëbetejat e Kroacisë, kurse dy bomba nga fushëbetejat te Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Kjo s’ka të bëjë me mbrojtjen fizike të kryeministrit, sepse ajo është kryer, por kjo ka të bëjë më shumë me mbrojtje nga shërbimet informative dhe kundërzbulimet”, ka thënë Stefanoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat