Ky ishte mesazhi prekës që e la vajza para se të vetëvritej në Prishtinë

Lajme

Ky ishte mesazhi prekës që e la vajza para se të vetëvritej në Prishtinë

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 18:38
M.K është vajza nga Gjilani, e cila ndërroj jetë sot

M.K është vajza nga Gjilani, e cila ndërroj jetë sot pasi u hodh nga katet e larta të ndërtesës në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë.

Ndërsa burime të Indeksonline bëjnë të ditur se vajza në fjalë kishte probleme me disa shoqe të tjera, që këto të fundit kanë ngarkuar viktimën me një akuzë për vjedhje.

Kurse media ka siguruar një fotografi të një nga mesazheve të fundit që ajo ka lënë për miken e saj më të mirë kështu duke e falënderuar atë për miqësinë dhe duke e lutur që të kujdeset për ‘Ahmetin’ që mësohet të ketë qenë i dashuri i vajzës që ndërroj jetë.

Nuk dihet se cila saktësisht ishte arsyeja e vetëvrasjes së vajzës 18-vjeçare por sipas informacioneve të fundit ka të bëjë me presion të shoqërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat