Zjarr në banesë, vdes familja katër anëtareshe

Lajme

Zjarr në banesë, vdes familja katër anëtareshe

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 18:11
Foto nga vendi ngjarjes

Një familje katër anëtareshe, përfshirë dy fëmijë të vegjël kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit i cili kishtë përfshirë apartamentin e tyre në qytetin Karlstad të Suedisë, shkruan foxnews.

Zëdhënësi i Policisë në Karlstad, Tommy Lindh, ka thënë se viktimat nuk kishin treguar shenja jete kur ishin nxjerrë nga ndërtesa nga zjarrfikësit.

Policia tha se prindërit ishin rreth moshës 30 vjeçare, por nuk kanë treguar moshën e fëmijëve.

Megjithatë, sipas mediave lokale, të dy fëmijët raportohet të kenë qenë të moshës parashkollore.

Ende nuk dihen arsyet e shkaktimit të zjarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat