Nikolliq: Situata me armatimin e gjetur është serioze

Lajme

Nikolliq: Situata me armatimin e gjetur është serioze

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 18:04
Tomisllav Nikolliq

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, me rastin e zbulimit të armatimit në afërsi të shtëpisë familjare të kryeministrit, Aleksandar Vuçiq, tha se situata është serioze dhe kërkon përgjigje të shërbimeve të sigurisë.

“Të gjithë ata që janë përgjegjës për sigurinë e kryeministrit dhe të gjithë neve, me këtë çështje duhet të merren shumë më tepër”, u tha sot Nikolliq gazetarëve në Pançevë afër Beogradit.

“Këtu dikush ka dështuar dhe këtë duhet ta themi hapur”, tha ai, raporton agjencia Beta.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, tha se nuk është i brengosur për sigurinë e tij dhe se nuk është frikësuar as atëherë kur ishte e qartë se disa njerëz dëshironin ta dëmtonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat