Akrepat e orës nesër 60 minuta prapa

Lajme

Akrepat e orës nesër 60 minuta prapa

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 08:03
Ilustrim

Si çdo vit në datën 30 tetor do të përfundojë ora verore, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta prapa.

Të dielën, në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta prapa duke iu mundësuar të gjithëve që të flenë një orë më tepër.

E kujt ishte ideja që ora të ndryshohet? Një anglez i quajtur William Willett në vitin 1907 prezantoi idenë e ‘Kohës Verore’, në mënyrë që njerëzit të mos i çojnë kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve verore.

Ai e mendoi këtë ide në mënyrë që t’i nxirrte njerëzit nga shtrati më herët, duke e ndryshuar orën. Ai propozoi se ora duhet të shtyhet për 80 minuta në katër hapa progresiv gjatë muajit prill dhe në të njëjtën mënyrë gjatë muajit shtator.

Willett pastaj kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke u përpjekur për t’i bindur njerëzit se skema e tij ishte e duhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat