MASHT ndan bursa për nxënësit e Gjimnazit të Specializuar Matematikor

Lajme

MASHT ndan bursa për nxënësit e Gjimnazit të Specializuar Matematikor

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 13:21
Pamje nga takimi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka vizituar Gjimnazin Matematikor në Prishtinë, ku nxënësve të këtij gjimnazi iu ka kumtuar vendimin për ndarjen e 113 bursave, pra për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, njofton kumtesa ministrore.

Sipas këtij vendimi, të cilin ministri Bajrami ua ka dorëzuar solemnisht kryetarëve të klasave, Ministria e Arsimit, të gjithë nxënësve do t’u ndajë bursë shtetërore, prej 50 euro në muaj për gjithë vitin shkollor. Ministria, po ashtu, do t’u mundësojë të gjithë nxënësve të këtij gjimnazi që të ushqehen në Mensën e Studentëve në Prishtinë.

Ministri Bajrami, me këtë rast, ka theksuar edhe një herë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Arsimit për nxënësit e drejtimeve deficitare dhe stimulimin e tyre financiar, veçanërisht për nxënësit të cilët zgjedhin këto drejtime edhe në nivelin universitar./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat