Shihni si rekrutohen rusët! Brenton: Putin po bëhet gati për luftë

Lajme

Shihni si rekrutohen rusët! Brenton: Putin po bëhet gati për luftë

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 11:55
Rusët

Këto foto tregojnë se si të rinjtë rusë bëhen gati për të kryer shërbimin ushtarak.

Qindra të rinj të rajonit të Omskit përshëndeten me të dashurit e tyre, përpara se të nisen për të bërë ushtrinë.

Të gjithë meshkujt nga mosha 18-27 vjeç janë të detyruar që të kryejnë një vit në shërbim ushtarak.

Këto foto vijnë në momentet kur tensioni mes Perëndimit dhe Moskës mbetet i lartë.

Ish-ambasadori i Britanisë në Moskë, Sir Anthony Brenton thotë se Vladimir Putin po përgatitet për një luftë të nxehtë.

Ai tha se Putin nuk e do këtë luftë, por do të reagojë nëse provokohet në Siri.

Brenton tha se marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë nuk kanë qenë kurrë në një pikë më të rrezikshme.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat