Foto e rrallë: Kur Kolonel Tahir Zemaj hidhte vallen e Pavarësisë

Lajme

Foto e rrallë: Kur Kolonel Tahir Zemaj hidhte vallen e Pavarësisë

Nga: M.L Më: 27 tetor 2016 Në ora: 19:53
Tahir Zemaj, Ukë Bytyqi, Nimon Alimusaj, Gani Azemi, Skender Hyseni, Hysen Gervalla

Nipi i Kolonel Tahir Zemajt, Astrit Zemaj, ka publikuar në Facebook, një fotografi, ku Koloneli shihet duke hedhur valle me disa veprimtarë të tjerë.

Fotoja sipas Astritit është bërë pak ditë para se të vritej ish kryetari i Komunës së Therandës Ukë Bytyqi.

Ja postimi i tij i plotë:

VALLJA E PAVARSISË - KU MBETI DREJTSIA?

IN MEMORIAM PËR KRYETARIN UKË BYTYQI DHE AXHEN TIM, KOLONEL TAHIR ZEMAJ

Fotoja është berë vetëm pak ditë para se të vritët, Heroi i Luftës dhe i Paqës, kryetari Ukë Bytyqi.

Vetëm dy muaj më vonë në një pritë tinzare do të vritet edhe axha im, Kolonel Tahir Zemaj se bashku me djalin Enisin dhe djalin e axhës Hasanin.

Është, valle e pavarsisë. Ata ishin të gatshëm për ketë valle, ishin betuar për liri. Por u vranë në pabesi në mes të rrugës së shtetndertimit. Sot, amaneti i tyre jo vetëm që na bën krenar, por është obligim për ruajtjen e këtij vendi deri në frymen e fundit. Porosia e tyre e vetme: Të jetoni për Atdheun, Shtetin dhe Kombin.

Ketë kujtim po e publikoj për herë te parë. Kjo foto flet shumë, aty janë edhe dy figura emblematike te varura në prapavij, e presidentit Rugova dhe e heroit Adem Jashari. Perpos kryetarit, Ukë Bytyqit, kolonel Tahir Zemaj në valle është edhe deputeti i ndjerë Nimon Alimusaj, veprimtari Gani Azemi, ministri Skender Hyseni, Hysen Gervalla etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat