Flota luftarake ruse mbetet pa karburant: Ç’do bëjë Spanja?

Lajme

Flota luftarake ruse mbetet pa karburant: Ç’do bëjë Spanja?

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 14:56
Flota ruse

Spanja është nën presion nga aleatët e NATO-s për të mos lejuar furnizimin me karburant të flotiljes ruse, të nisur drejt Sirisë.

Sipas BBC, qeveria spanjolle po rishikon lejen për furnizim me karburant në enklavën e Ceuta-s në Afrikën Veriore.

Britania thotë se do jetë një shqetësim shumë i madh nëse Spanja lejon Rusinë të furnizojë me karburant anijet luftarake.

Image

NATO ka shprehur shqetësimin se anijet mund të përdoren për të ndihmuar në bombardimin e civilëve në Alepo.

Megjithatë, NATO thotë se vendimi final për furnizim me karburant i mbetet Spanjës.

Anijet luftarake ruse, me në krye aeroplanmbajtësen “Kuznetsov” kaluan Kanalin Anglez para pak ditësh, duke ngjallur frikë dhe kuriozitet në Europë.

Tabloidët britanikë ironizuan flotën, duke shkruar se anijet e ndryshkuara janë një relike e sovjetikëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat