Djali tij iu bashkua ISIS-it, por përpjekja e babait nga Peja bën me lot edhe gazetarin italian

Lajme

Djali tij iu bashkua ISIS-it, por përpjekja e babait nga Peja bën me lot edhe gazetarin italian

Nga: P.Rudi Më: 26 tetor 2016 Në ora: 14:20
Naser Deva

Naser Deva është shqiptari nga Kosova, djali i të cilit i është bashkuar grupit ISIS në Siri. Gjatë realizimi të një emisioni të televizionit italian, mediaset, për shqiptarët që i janë bashkuar ISIS-it, Naseri duke i drejtuar me një mesazh djalit të tij, Atdheut nuk ka mundur të përmbajë lotët e tij, ku kjo ka bërë të qaj edhe gazetarin italian.

Gjatë këtij emisioni, Naser Deva shpjegon arsyet që sipas tij e kanë shtyrë djalin e tij ti bashkohet këtij grupi terrorist, shkruan "Bota sot".

Deva thekson se ai vazhdimisht ka bërë përpjekje dhe nuk do të ndalet derisa të arrij që djalin e tij ta rikthej në Kosovë, ku thekson që drejtësia duhet të merret me të.

Për ta parë videon e këtij emisioni klikoni KËTU.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat