Trump flet për Luftën e Tretë Botërore (shihni ç’bën ‘sozia’ e tij)

Lajme

Trump flet për Luftën e Tretë Botërore (shihni ç’bën ‘sozia’ e tij)

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 11:07
Sozi e Trump

Kandidati republikan për president të SHBA, Donald Trump deklaroi se rivalja e tij, demokratja Hillary Clinton mund të provokojë Luftën e Tretë Botërore.

Ai tha se politika e jashtme e Clinton në Siri mund të sjellë Luftën e Tretë Botërore.

Trump tha se SHBA duhet fokusuar në mposhtjen e Shtetit Islamik, më shumë se tek largimi i presidentit sirian.

Clinton ka propozuar një zonë ndalim-fluturimi mbi Siri.

Por ushtarakët e lartë amerikanë thonë se kjo mund të ndezë konfliktin me rusët në rajon.

Kampi i Clinton i është përgjigjur Trump duke i thënë se ai synon të luajë me frikën e amerikanëve.

Ndërkohë një sozi e Trump ndaloi trafikun në Nju Jork, teksa bënte paradë me disa modele me bikini.

Kjo ishte një tjetër parodi e komedianes dhe fotografes britanike, Alison Jackson.

Parada u zhvillua përpara kullës së famshme të Trump.

Kjo ishte një ironi pas akuzave se Trump ka ngacmuar seksualisht shumë femra.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat