Pas 25 vitesh udhëheqje largohet Gjukanoviç, ja kryeministri i ri i Malit të Zi

Lajme

Pas 25 vitesh udhëheqje largohet Gjukanoviç, ja kryeministri i ri i Malit të Zi

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 tetor 2016 Në ora: 07:10
Milo Gjukanoviç pas 25 vitesh udhëheqje nuk do të jetë kryeministër

Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) që fitoi zgjedhjet në Malin e Zi, ka mbajtur mbrëmë seancën e cila, u drejtua nga kryetari Milo Gjukanoviç, duke vendosur që mandati për të formuar qeverinë e ardhshme do bëhet nga zv.kryetari i DPS, Dushko Markoviç. Kjo don të thotë se kryeministri i ardhshëm malazez do jetë Markovic, pas 25 vitesh udhëheqje të kryeministrit Gjukanovic.

Image
Dushko Markoviç

Kush është Dushko Markoviç?

Dushko Markoviç është lindur në 6 korrik 1958 në Mojkovcë. Diplomoi për drejtësi në Kragujevac (Serbi) në 1983, ndërsa tre vitet pasardhëse punoi në organet e drejtësisë në vendlindje.

Nga 1989 deri 1991 ka qenë këshilltar në komunën Mojkovac, ndërsa nga 1991 deri në 1998 sekretat në qeverinë e republikës së Malit të Zi. Më pas ka punuar në sherbimet informartive dhe të sigurisë nga 1998 deri 2005, duke u kurorëzuar si drejtor i Shërbimit Sekret nga 2005 deri 2010.

Në vitet e fundit ka qenë ministër pa portofol, për t’u kurorëzuar sipas gjitha gjasave kryeministër pas pak ditësh. Ai pritet të bëjë koalicion me partitë shqiptare, boshnjake dhe kroate që fituan tre deputetë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat