Prendndrecaj u ankohet deputetëve për buxhet të vogël

Lajme

Prendndrecaj u ankohet deputetëve për buxhet të vogël

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 15:24
Pamje nga takimi

Deputetët Armend Zemaj dhe Albulena Haxhiu kanë vizituar sot zyrën e Prokurorit Disiplinor, ku janë takuar me drejtorin e kësaj zyre Zef Prendrecaj dhe prokuroren Disiplinore Hasime Osmani.

Në fillim të këtij takimi, anëtarët e Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës, thanë së përveç mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjeve, kanë synim krijimin e një raporti të ri me institucionet e sistemit të drejtësisë, që do t’i shërbente ndërtimit të një sistemi të drejtësisë, sa më funksional dhe profesional.

Më pas, anëtarët kanë shprehur interesimin e tyre lidhur me punën e  Zyrës së Prokurorit Disiplinor, dhe proceset që janë zhvilluar dhe pritet të zhvillohen, e që i shërbejnë zbatueshmërisë së ligjeve të KGJK-së dhe KPK-së.

“Në këtë takim u diskutua për sfidat në zbatimin e ligjit në përgjithësi dhe nevojat për adresimin e problemeve që aktualisht ka sistemi i drejtësisë. Mungesa e buxhetit ishte shqetësimi kryesor që u ngrit nga drejtori i Zyrës Disiplinore Zef Prendrrecaj, duke pohuar se, me këtë buxhet që ka zyra e Prokurorit Disiplinor, është vështirë i përballueshëm adresimi i sfidave, ndaj është e nevojshme rritja e numrit të prokurorëve  dhe e stafit profesional,” thuhet në një komuniaktë për media.    

Gjithashtu shqetësim tjetër që u ngrit nga Prendndrecaj ishte nevoja urgjente për një objekt të veçantë për këtë institucion.

Me këtë rast është kërkuar që mos të jenë në  një objekt  me prokurorët dhe gjyqtarët, duke tërhequr vëmendjen se kjo mund të shkaktojë keqkuptime me qytetarët në raport me punën që bën kjo zyrë. Po ashtu  në kuadër të procesit të hartimit  të projektligjeve të sistemit të drejtësisë që po bën ministria gjegjëse, Prendndrecaj kërkoi që Zyra e Prokurorit Disiplinor të mos jetë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, por të jetë  pranë Kryeprokurorit të Shtetit ose të themelohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat