Momenti dramatik kur policia e shpëton një grua nga rrëmbyesit që kërcënonin se do t’i ushqenin qentë më të

Lajme

Momenti dramatik kur policia e shpëton një grua nga rrëmbyesit që kërcënonin se do t’i ushqenin qentë më të

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 12:40
Pamje nga video

Është publikuar një video nga momenti dramatik kur policia e shpëton një grua që po mbahej peng për tri ditë nga një grup i dhunshëm, i cili madje kishte kërcënuar se do t’i ushqente qentë me të.

Detaje të këtij operacioni, i cili ndodhi në Hull të Britanisë në tetor të vitit 2014, vetëm tani janë publikuar pasi të akuzuarit u paraqitën në gjykatën “Preston Crown” për të marrë dënimin.

Gjykatës i është thënë se viktima, identiteti i të cilës nuk mund të bëhet publik për shkaqe sigurie, ishte detyruar të jetonte në një vend të fshehtë pasi që ishte burgosur kundër vullnetit të vet, ishte rrahur me shkop metali, ishte prerë në fytyrë me gërshërë, si dhe ishte detyruar t’iu përgjërohej prindërve përmes telefonit që ta ndihmonin.

Të gjithë gjashtë të akuzuarit i kanë pranuar akuzat për vjedhje, rrëmbim dhe kërcënim.

Atyre pritet t'u shqiptohet dënimi me burg këtë të premte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat