‘Një hap drejt rrënimit të BE’: Tetë gjëra mbi valonët

Lajme

‘Një hap drejt rrënimit të BE’: Tetë gjëra mbi valonët

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 11:08
Ilustrim

Një rajon në Belgjikë ka bllokuar një prej marrëveshjeve më të rëndësishme të tregtisë së lirë të BE me vendet e tjera të botës.

Valonia ka bllokuar marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kanadanë, e njohur si CETA.

Rajoni socialist në Belgjikë i ka dhënë kështu një goditje shumë të fortë vetë Bashkimit Europian, aq sa ‘Spiegel’ shkruan se ky mund të jetë një hap drejt rrënimit të plotë të BE.

Çfarë ka ndodhur?

BE po negocion prej shumë kohësh marrëveshjet e tregtisë së lirë me SHBA dhe me Kanadanë.

Por kundër këtyre marrëveshjeve kanë dalë aktivistët anti-globalistë, që thonë se marrëveshjet do i japin shumë fuqi në dorë kompanive multinacionale, të cilat do jenë në gjendje të intimidojnë qeveritë vendase.

Valonia si rajon socialist është ndikuar nga këto pikëpamje.

Menjëherë pas këtij vendimi të Valonias, mijëra njerëz po kërkojnë në Google për të mësuar më shumë për rajonin me 3.6 milionë banorë, që ka bllokuar e vetme një marrëveshje që të gjitha vendet e BE duan të ratifikohet.

BBC thotë se kjo nuk është hera e parë që rajoni frëngjisht-folës është bërë i famshëm.

Më poshtë disa gjëra që nuk i dini për Valonian:

-Mund të jenë rajon socialist, por është vendi ku prodhohen shumë armë dhe ilaçe. Është vendi ku prodhohen automatikët MG4 nga kompania FN Herstal. Po ashtu është ‘shtëpia’ e gjigandit farmaceutik, GlaxoSmithKline.

-Artisti më i famshëm nga Valonia është Rene Magritte. Pikturat e tij surrealiste kanë frymëzuar artin pop dhe konceptual.

-Qyteti më i madh është Charleroi, i famshëm për pamjen gri. Qyteti është votuar si më i shëmtuari në botë nga një gazetë holandeze. Është i famshëm për korrupsionin.

-Thuhet se patatet e skuqura janë franceze. Por një teori thotë se origjina e patateve të skuqura është nga ky rajon. Njerëzit e kësaj zone nuk kishin shumë peshq për të skuqur, ndaj nisën që të skuqin patate që në shekullin e 17-të.

-Aktorja ikonë, Audrey Hepburn është nga ky rajon.

-Gjatë kulmit të revolucionit industrial, Valonia u bë zona e dytë më e industrializuar në botë pas Britanisë, falë depozitave në qymyr dhe hekur. Atëherë ishin rajoni më i pasur në Belgjikë. Tani janë flamandët më të pasur dhe marrëdhëniet mes tyre janë të dobëta.

-Ndryshe nga flamandët, valonët nuk e konsiderojnë veten një komb dhe nuk duan të bëhen shtet i pavarur.

Një sondazh gjeti se vetëm një pjesë e vogël e tyre duan që Belgjika të ndahet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat