“Përbindëshi” i deteve: Njihuni me anijen luftarake më të fuqishme në histori

Lajme

“Përbindëshi” i deteve: Njihuni me anijen luftarake më të fuqishme në histori

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 07:07
“USS Zumwalt”

Anija më e madhe ndërtuar ndonjëherë nga Marina Amerikane ka hyrë zyrtarisht në shërbim aktiv. Anija me teknologjinë më të avancuar në histori ka marrë edhe pseudonimin si “Përbindëshi” i deteve.

“USS Zumwalt”, afër 200 metra e gjatë, me peshë 15 mijë ton, iu nënshtrua testeve detare që i tejkaloi me sukses – ajo i është bashkuar flotës amerikane.

Kjo anije nuk u ngjan anijeve të tjera dhe bën gjëra që anijet e tjera nuk i bëjnë dot.

Çmimi i saj prej 4.4 miliardë dollarësh është po aq befasues sa dhe pjesa më e madhe e saj.

“Ne jemi absolutisht të kënaqur me Zumwalt-in. Për ekuipazhin, dhe të gjithë njerëzit e përfshirë në dizajnim e ndërtimin e kësaj anijeje fantastike, është një moment historik”, ka thënë kapiteni James Kirk.

Aq të avancuara janë aftësitë e këtij përbindëshi, sa që regjistron në radar edhe një anije të vogël peshkimi.

Image

Është shumë më e gjatë dhe e gjerë se sa shkatërruesit e tjerë detarë, dhe përdor armatimin më të avancuar.

Ka një sistem raketash me komandim kompjuterik dhe arrin të godasë objektivin që ndodhet deri në 63 milje larg.

“USS Zumwalt”, gjeneron rreth 78 megavat energji, më shumë sesa një aeroplanmbajtëse bërthamore.

Anija mund të veprojë gjitha sistemet e saj duke gjeneruar vetë energji elektrike, të mjaftueshme sa për të mbajtur edhe një qytet me energji.

Sekretari i Marinës, Hon. Ray Mabus, mbajti fjalimin kryesor në ceremoninë e prezantimit të anijes.

“Kjo anije është një shembull i një nisme të madhe për të rritur stabilitetin operativ dhe që të japim një avantazh strategjik Marinës tone unike. Do forcojmë sigurinë dhe praninë rreth globit duke ndihmuar aleatë dhe duke frenuar kundërshtarët”.

Në plan janë të krijohen edhe dy anije të tjera si këto, për të plotësuar klasin Zumwalt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat