Të dielën ndërrohet ora, do të flini 60 minuta më shumë

Lajme

Të dielën ndërrohet ora, do të flini 60 minuta më shumë

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 19:47
Ndryshimi

Të dielën e 30 tetorit akrepat e orës do të zhvendosen 60 minuta prapa.

Ndryshimi i orës do të ndodhë në orën 03:00 të mëngjesit, dhe ora do të shkojë 02:00.

Falë zhvendosjes së akrepave të orës ju do mund të flini një orë më shumë.

Ndryshimi i orës bëhet për të shfrytëzuar më mirë dritën diellore dhe për të kursyer energji elektrike.

Datat e fillimit të periudhës së orës së verës dhe përfundimin e saj, që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit, vendosen në mënyrë të qëndrueshme nga norma europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat