Gjendet i vdekur me organet gjenitale në një kanaçe toni, burri ishte gjysmë i zhveshur në stol

Lajme

Gjendet i vdekur me organet gjenitale në një kanaçe toni, burri ishte gjysmë i zhveshur në stol

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 17:10
Steven Allford

Një burrë britanik është gjetur gjysmë i zhveshur dhe i lidhur në një stol në aeroportin e Malagas. Në të ndenjurat e tij janë gjetur copa proshute ndërsa organet gjenitale ishin futur në një kanaçe toni peshku.

Nga një copë proshutë ishte vendosur në të pasmet e Steven Allford, përpara se ai të gjendej i vdekur ditën e premte në mëngjes.

Roja e sigurisë dha alarmin dhe lajmëroi në polici pasi gjeti trupin e pajetë të lidhur me qese plastike në një stol, me bluzë e pantallona të shqyera. Fillimisht policia dyshoi se 51-vjeçari kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit.

Edhe pse në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, mënyra se si ai u gjet  të bën të dyshosh se dikush e ka vrarë. Burri ka qenë i dehur në shkallë të lartë, pasi në organizmin e tij u gjet një përqindje e lartë alkooli.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat