Belgjika premton bashkëpunim me Nisma-n

Lajme

Belgjika premton bashkëpunim me Nisma-n

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 16:19
Pamje nga takimi

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të Nisma-s Skender Reçica, pritën sot në takim njoftues shefin e zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais.

Fatmir Limaj, shefit të zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais, i shprehi mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të Mbretërisë së Belgjikës në proceset demokratike të Kosovës.

Shefi i zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais, tha se Belgjika është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovës. Po ashtu, Servais, shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me Nismën për Kosovën.

Në fund, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj dhe shefi i zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais, shprehën gatishmërinë për takime të mëtutjeshme për një bashkëpunim sa më të ngushtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat