Bankieri i njohur torturoi dhe vrau dy prostituta: Tmerrin e filmonte

Lajme

Bankieri i njohur torturoi dhe vrau dy prostituta: Tmerrin e filmonte

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 11:44
Ningsih, 23 vjeç

Një bankier i njohur britanik është nën akuzë pasi vrau dy prostituta në Hong Kong duke i torturuar.

Madje njërën prej tyre e bëri të lëpinte me gjuhë tualetin, përpara se t’ia priste fytin.

Rurik Jutting, 31 vjeç, madje e filmonte në celularin e tij degradimin e viktimave të tij.

Ai e ka deklaruar veten fajtor për vrasjen e Sumarti Ningsih dhe Seneng Mujiasih.

Të dy viktimat u gjetën në apartamentin e bankierit, në një grataçielë në Hong Kong.

Ningsih, 23 vjeç, u gjet brenda një valixhe në ballkon, një javë pasi kishte vdekur.

Mujiasih, 26 vjeç, u gjet e vdekur pak orë pasi ishin takuar bashkë.

Të dyja e kishin fytin e prerë.

Prokurori tha se ai i kishte torturuar vajzat me lodra seksi, me rrip mesi, me grushta dhe me gërshërë.

“Është një rast i tmerrshëm. Edhe për ata që janë mësuar të merren me të tilla raste, sërish është shokuese,” tha prokurori.

Gjyqi vazhdon.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat