Rrëzohet aeroplani që transportonte zyrtarë të agjencisë kufitare të BE-së, të paktën pesë të vdekur

Lajme

Rrëzohet aeroplani që transportonte zyrtarë të agjencisë kufitare të BE-së, të paktën pesë të vdekur

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 10:09
Foto nga vendi ngjarjes

Një aeroplan i vogël që po transportonte zyrtarë të agjencisë kufitare të BE-së, Frontex, është rrëzuar menjëherë pasi ishte ngritur në ajër nga Malta, duke lënë të vdekur të paktën pesë persona, kanë bërë të zyrtarë të aeroportit.

Sipas zyrtarëve, rrëzimi i aeroplanit ka ndodhur rreth orës 5:30 të mëngjesit, derisa ishte nisur nga Malta për në Misrata të Libisë.

Ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes duke kërkuar për të mbijetuar, derisa aeroplani i rrëzuar i tipit Metroliner, besohet se mund të transportonte deri në 10 persona.

Sipas Times of Malta”, aeroplani ishte marrë me qira nga Luksemburgu për tu shfrytëzuar nga zyrtarë të Frontex-it, ndërsa ende nuk ka ndonjë informacion rreth nacionalitetit të viktimave. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat